Ujërat e zeza sërish derdhen në det

15/07/2010 14:55

Një ditë pasi Agjensia Rajonale e Mjedisit ndërmori një aksion për prerjen e 12 shkarkimeve të ujërave të zeza në det, në zonen e plazhit, situata duket se është rënduar akoma më shumë.

Pas keputjes se lidhjeve ujërat e zeza qe shkarkoheshin ne det kanë shpërthyer nëpër oborre dhe rrugët e zones së plazhit.

Banoret e zones dhe pronaret e lokaleve kane nisur rilidhjen e shkarkimeve ne det. Ata reagojne te revoltuar nga aksioni i manget qe rendoi me shume situaten ne kete zone, te renduar prej vitesh nga ndotja.

E gjithe zona ka nevoje te ngushtme ndertimin e nje kolektori per te devijuar ujrat e zeza te mijra pallateve dhe qindra hoteleve ne ujrat e detit ne zonen e plazhit.

Top Channel