Liria e Medias, Shqipëria po përkeqësohet

15/07/2010 16:05

Institucionet e Bashkimit Europian dhe shoqatat ndërkombëtare të gazetarisë shprehen gjithmonë e më të shqetësuara për situatën e medias në Europën jug-lindore.

Sfidat ndaj pluralizmit mediatik dhe lirisë së shtypit pritet të jenë ndër shqetësimet kryesore që Komisioni Europian do të përfshijë në progres-raportet e këtij viti për vendet e Ballkanit perëndimor.

Nje artikull i “Euobserver”, gazetes se pavarur online qe fokusohet tek politika dhe institucionet e BE-se, thote se, “ndersa problemet ndryshojne sipas vendit, ka ngjashmeri te medha persa i takon sfidave me te cilat perballet media ne te gjithe rajonin.

Intimidimi i gazetareve, presioni politik dhe subvencionet ilegale shteterore per median e kontrolluar nga qeveria jane nje fenomen i zakonte per shumicen e vendeve ballkanike. thuhet ne artikullin qe perjashton nga kjo vorbull vetem Kroacine. Ne disa vende, sipas diplomateve europiane, gjerat jane perkeqesuar e ketu permenden ne menyre te vecante Shqiperia, Maqedonia dhe Kosova.

Per te ilustruar situaten ne Shqiperi, artikulli merr si shembull rastin e Top Channel dhe “gjobes se paarsyeshme te vendosur televizionit per shkakun e vetem se ekspozoi abuzimin e nje ish-ministri me pushtetin”. Ai rendit me pas raste kercenimi te gazetareve ne kosove, fushaten e vazhdueshme kunder medias dhe reportereve ne Maqedoni apo problemet qe burojne nga pronaret e mediave ne Serbi.

Ne Kroaci nuk eshte me problem influenca e drejtperdrejte politike, por shqetesime te medha vazhdojne te rrethojne sigurine e gazetareve qe shkruajne per korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Ne besojme se vendeve te Ballkanit perendimor u intereson cfare shkruajme ne progres-raporte per gjendjen e medias. Ata pretendojne se jane duke punuar per permiresimin e situates, por kjo behet vetem nepermjet ndryshimit te ligjeve, jo implementimit te tyre”, tha per “Euobserver” nje zyrtar i BE-se. 

Top Channel