Shqipëri-BE, pakt për lidhjet nënujore

14/07/2010 21:50

Qeveria shqiptare dhe kompania amerikane “UNIFI Communication” nënshkruan marrëveshjen për fillimin e projektit të linjës nënujore me fibra optike që do të lidhë Shqipërinë me Europën.

Pjesa e parë e këtij projekti do të jetë shtrirja e linjave nënujore nga territori i Shqipërisë në Itali, që shënon dhe fillimin e projektit të rrjetit Ballkan-Itali, po nga kjo kompani, e cila pritet të nisë shërbimin gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Si pjesë e fazës së parë pritet që të krijohet edhe një rrjet ndërlidhjeje mes operatorëve të telekomunikacionit në vend.

Në kuadër të këtij projekti është parashikuar gjithashtu zvillimi i mëtejshem i lidhjes nëpërmjet linjave tokësore në vendet fqinje si Greqi, Maqedoni, Kosovë, etj, për t’u shtrirë më pas edhe drejt Bullgarisë e Turqisë, duke e shndërruar Shqipërinë në një nyje kryesore për shpërndarjen e këtij shërbimi në gjithë Ballkanin.

Top Channel