Divjakë, debate për kabinat e plazhit

14/07/2010 21:30

Dhënia me qera e 230 kabinave të plazhit në zonën e Divjakës ka shkaktuar debate në këshillin bashkiak të këtij qyteti.

Kabinat janë pronë e bashkisë dhe këshilltarët socialistë kanë akuzuar kryebashkiakun se i ka dhënë ato pa ankand dhe me një qera shumë të ulët për 10 vjet.

Pas disa debateve, kryetari i këshillit ka propozuar që në komisionin e ekonomisë, grupimet partiake të paraqesin me shkrim kërkesat e tyre për të pasur në dispozicion aktet juridike të ankandit të kabinave të pushimit në Divjakë.

Pasi të bëhet një diskutim i gjatë do të shihet nëse është e saktë porcedura apo jo, pasi të majtët, ku pjesë e saj, ndryshe nga i gjithë vendi është dhe LSI, do të binden ose jo për sa i përket mënyrës së dhënies në përdorim me qera për 10 vjet të 230 kabinave të pushimit në plazhin e Divjakës.

Top Channel