Vizat, debat në Bruksel

13/07/2010 19:40

Rezoluta e eurodeputetes Tanja Fajon është diskutuar pasdite në Bruksel, në Komitetin për Çështjet e Lirisë, Reformave, Drejtësisë dhe Sigurisë.

Në fillim të debatit Fajon theksoi se besueshmëria e BE-së do të vihej në pikëpyetje nëse proçesi i liberalizmit nuk do të mbyllej këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Përfaqësuesja e presidencës belge ka deklaruar se pasi komisioni të vleresojë nëse janë përmbushur kriteret edhe këshilli do të marrë një vendim për këtë çështje.

Në 6 shtator komiteti do të shprehet për draftin për liberalizimin.

Ndërkohë që është ende e paqartë nëse votimi në seancë plenare do të bëhet në shtator apo në muajin tetor.

Top Channel