Meta: Transparenca, në përputhje me Kushtetutën

13/07/2010 15:40

Sali Berisha dhe Ilir Meta mund të kenë vlerësime të ndryshme për emërimet e Presidentit në insitucionet kushtetuese, por kur flitet për ceshtjen e zgjedhjeve dhe mënyrës së hetimit të tyre ata nuk kanë asnjë dallim.(UPDATE)

Një ditë përpara takimit Patozi-Ruci, numri dy i koalicionit qeveritar, Ilir Meta ka mbështetur plotesisht këtë inisiative të propozuar nga kryeministri Berisha. Por, meqe trajtimi i fletëve të votimit ndan thellësisht mazhorancën dhe opozitën, për zotin Meta ky takim do të jete i suksesshëm vetëm nëse Partia Socialiste vendosë se transparenca e zgjedhjeve duhet të bëhet në përputhje me Kushtetuten.

“Partia Socialiste nuk duhet te humbase kohe per t’íu drejtuar Gjykates Kushtetuese, ne rast se vertet ajo deshiron qe te hapen fletet e votimit. Ne rast te kundert, cdo perpjekje e saj eshte nje alibi per te zgjatur me tej kete krize teresisht artificiale, sipas vleresimit dhe gjykimit tim. Por, njekohesisht eshte edhe nje sfide qe i behet vemendjes dhe perkushtimit te komunitetit nderkombetar per te ndihmuar ne ecjen perpara dhe ne kapercimin e ketyre diferencave te deritanishme”, u shpreh Meta.

Pa nje vendim te Gjykates Kushtetuese qe te lejoje Parlamentin te hetoje fletet e votimit, zoti Meta shprehet qarte se alternativa e vetme mbetet djegia e fleteve te votimit, sic percaktohet ne Kodin Elektoral.  

“E vetmja rruge ka qene dhe mbetet cuarja e kerkeses dhe formulimi i saj nga ana e Partise Socialiste ne Gjykaten Kushtetuese dhe eshte thene qarte se mazhoranca  do te respektoje cdo lloj vendimi te Gjykates Kushtetuese. Nderkohe, qe per hetimin e materialeve zgjedhore, eshte bere e qarte se do te respektohet Kodi ne fuqi, i cili, sikurse e dini, eshte nje kod konsensual Rama-Berisha, pavaresisht se ne kemi qene kunder ketij Kodi dhe jemi per rishikimin e tij”, theksoi Meta.

Megjithate, zevendeskryeministri Ilir Meta nuk duket shume optimist per arritjen e nje marrveshjeje mes paleve, pasi ai eshte i bindur se te gjitha veprimet e deritanishme te Partise Socialiste lidhen me zgjedhjet lokale.

“E gjithe e ashtuquajtura transparence ka qene nje alibi per te demtuar procesin e ardhshem zgjedhor ne Shqiperi dhe jo per ta permiresuar ate”, tha zëvendëskryeministri.  

Top Channel