Më pak para për SHISH

13/07/2010 19:45

Shkurtimet e shpenzimeve nga qeveria kanë prekur edhe shërbimin Informativ Shtetëror.

Në buxhetin e ri, SHISH-it i hiqen 27.7  milionë lekë. Zv/drejtori i SHISH, Ylli Alushi, i pranishëm në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, kërkoi rishikim të ketij fondi për SHISH, pasi reduktimi i fondeve do të ndikojë në efektivitetin e punës së tij.

“Detyra e SHISH eshte te mbledhe informacion ne funksion te sigurise kombetare. Nese nuk kam dieta te paguaj punonjesit ne terren, si do ta kryejme kete detyre? Qe nga 1 maji ne nuk paguajme punonjesit qe shkojne ne sherbim. Nisur nga fakti per shkurtimet ne buxhet, ata nuk kane per t’i marre parate brenda ketij viti. Nuk mund te them sa ulet efektiviteti i SHISH, por jam i sigurt qe ulet”, shprehet Alushi.

Deputetet e maxhorances dhe opozites nuk e miratuan variantin e e fondeve te shkurtuara nga qveria. Ata kerkuan qe ky buxhet te rishikohet ne komisionin e ekonomise. Nderkohe perfaesuesit e Ministrise se Brendshme dhe asaj te Mbrotjes ishin dakort me shkurtimet e shpenzimeve te propozuara nga qeveria.

Top Channel