Kastro fajëson SHBA për shkaktim tensionesh globale

13/07/2010 04:55

“SHBA po bëjnë hapa përpara në atë që në të ardhmen do të kthehet në një luftë bërthamore me Korenë e Veriut dhe Iranin”.

jo është deklarata e Fidel Kastros në një intervistë të rrallë televizive e shfaqur ditën e hënë në televizionin kubanez.

Kastro në fjalën e tij fajëson SHBA-në dhe jo Korenë e Veriut për mbytjen e anijes koreano-jugore ku gjetën vdekjen 46 marinarë. Sipas tij incidenti u ‘orkestruar’ për të hapur një konflikt në rajon.

“Irani ka marrë masat për të përballuar një përplasje prej 30 vjetësh. Nëse SHBA vendos të sulmojë atje do të përballet me një rezistencë aspak të ngjashme me Irakun. Një luftë e tillë nuk mund të shmanget nga përdorimi i armëve bërthamore”, përfundon Kastro intervistën e tij prej rreth 60 minuta.

Top Channel