Kush është Daniel Siad, ‘rekrutuesi’ i modeleve për Epstein që akuzohet për përdhunime. Rrëfimet tronditëse të ‘viktimave’ të abuzimit: Policia nuk reagoi pas denoncimeve tona, por…
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, lëshoi urdhërarrestin e dytë për presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir. Këtë herë Bashir akuzohet për genocide.
Bashir akuzohet për genocide në konfliktin 7 vjeçar të Darfurit ku mendohet se mbi 300 mijë persona kanë gjetur vdekjen.
Kreu i shteti afrikan është përballur në të kaluarën me akuzën e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, akuza këto që janë hedhur poshtë prej Bashir. Haga ngriti akuzën e parë kundër tij në muajin mars të vitit të kaluar, por al-Bashir nuk u arrestua asnjëherë.
Ndërkaq, një anëtar i partisë politike të presidentit sudanez, i cilësoi akuzat e reja ngritur ndaj al-Bashir si qesharake, ndërkohë që kampi kundërshtar i presidentit, rebelët e Darfurit perëndimor propaganduan akuzat e Hagës si një fitore të tyren.
Top Channel