Qeveria shkurton buxhetin

12/07/2010 15:10

Ministri i Financave Ridvan Bode paraqiti në Komisionin e Ekonomisë draftin për rishikimin e buxhetit, i cili sipas tij nuk po vjen për shkak të gjendjes së vështirë financiare të qeverisë.

“Ne po vijmë me vullnetin e mire për t’i lënë hapësirë biznesit. Ne nuk jemi te detyruar t’i bëjmë këto shkurtime. I detyruar je kur nuk sherben dot, kur nuk gjen dot para per te financuar dhe ne nuk jemi ne kete faze”, u shpreh Bode.

Por deputetët e opozitës e konsiderojnë këtë veprim të qeverisë si të vonuar dhe një tregues të qartë të gjendjes së rënë që po kalon ekonomia.

“Dakord, duhen shkurtime. E para jeni të vonuar dhe e dyta, përsëri nuk po e shihni me realizëm. Një politikë fiskale që ul investimet tre here me shume nga shpenzimet e tjera, nuk është e shëndoshë”, thotë deputeti Arben Malaj.

Arben Malaj tha se financat e qeverisë mund të përkeqësohen edhe më shumë në të ardhmen.

Por më shumë se sa financat e qeverisë, ministri i Financave ka një tjetër shqetësim, kur bëhet fjalë për gjetjen e burimeve për financimin e rritjes.

Qeveria kerkon shkurtimin e buxhetiti me 39 miliard leke, nga te cilat 20 miliard jane investime publike

Top Channel