Kabul, Karzai “ndërmjetëson” me talebanët

12/07/2010 08:15

Hamid Karzai ka ndërmend t’u kërkojë Kombeve të Bashkuara të heqë nga 30 deri në 50 talebanë nga lista e zezë e personave që i nënshtrohen sanksioneve.

Lajmin e ka bërë të ditur Washington Post.

Kërkesa e presidentit afgan për të hequr disa emra nga lista e 137 personave, synon të lehtësojë bisedimet me rebelët.

Të paktën 5 mes personave të përfshirë në listën e zezë janë ish funksionarë talebanë që tani negociojnë mes qeverisë dhe rebelëve.

Top Channel