Japonia, kryeministri: Nuk jap dorëheqjen

11/07/2010 14:45

“Prioriteti është rindërtimi i qendrueshmërisë së llogarive publike të Japonisë”. Kështu është shprehur kryeministri demokrat, Naoto Kan duke theksuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Ai ka theksuar se bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk duan të japin dorëheqjen, edhe pse rinovimi i pjesshëm i Senatit shënon një humbje të Partisë Dëmokratike të Japonisë, sipas exit poll-eve të fundit.

DPJ ka humbur shumicën e Senatit, duke marrë parasysh edhe aleatët e People’s New Party.

Top Channel