Rama: Rezoluta përfshin fletëvotimet

09/07/2010 15:00

Duke e cilësuar rezoluten e Parlamentit Europian si një sinjal të forte alarmi, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se opozita nuk do të tërhiqet në asnjë menyre nga realizimi i kërkesës për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit. (UPDATE)

Nje kerkese kjo qe sipas kryesocialistit eshte edhe ne rezoluten e miratuar diten e enjte. Pervecse ka theksuar se ne rezolute eshte shprehur qarte domosdoshmeria e hetimit te zgjedhjeve zoti Rama ka bere edhe nje paralajmerim per qeverine.

“Me material elektoral apo zgjedhor, kodi ynë nënkupton cfarë ndodhet në kutitë e votimit, përfshirë edhe fletët. Jemi të gatshëm të bëjmë një kompromis që në asnjë mënyrë nuk mund të përfshijë djegien e fletëve të votimit, pasi është ndarja përfundimtare me këtë parlament dhe me këtë qeveri”, u shpreh Rama.

Nderkohe qe zoti Rama cilesoi si te paverteta insinuatat sic i quajti ai fjalet per mundesine qe opozita te bojkotoje zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ne nuk do te lejojme qe te behen zgjedhje qe te jenë një perseritje e farses se 28 qershorit dhe një zgjatim i turpshem i zgjedhjeve te deformuara dhe te kontestuara”, u shpreh Rama.

Nderkohe zoti Rama nuk ka preferuar t’u pergjigjet akuzave te bera nje dite me pare nga deputeti Blushi por nga krahu tjeter ka theksuar se beteja e Partise Socialiste dhe opozites ne terësi do te vijoje deri ne momentin kur te ngrihet mbi themele te verteta institucioni i votes dhe demokracia ne Shqiperi.

Top Channel