Lezhë, dy aksidente rrugore

09/07/2010 10:15

Mbremjen e djeshme dy aksidente kanë ndodhur në Lezhë me pasoja të rënda.

Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Blinisht-Fisht, rrugë rurale, ku një motocikletë ka humbur kontrollin pasi ka rrëshkitur dhe nga kjo ka gjetur vdekjen një 35 vjecar.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet me targa të huaja ka përplasur një fëmije 6 vjecar teksa po kalonte rrugën.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa drejtuesi i mjetit ka bërë të mundur marrjen nga vendi i ngjarjes të fëmijës dhe dërgimin e tij për në spitalin rajonal të Lezhës, ku policia ka bërë shoqërimin e tij. Fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel