Ekzekuton gruan pasi e denoncoi në polici

09/07/2010 15:10

Një krim i paralajmëruar ka ndodhur në një familje në fshatin Aliaj të komunes Kastrat ne Malesine e Madhe.(UPDATE)

Nje 52-vjecar ekzekutoi me arme zjarri kallashnikov bashkeshorten e tij 42- vjecare ne deren e baneses se tyre.

Cifti sapo ishte kthyer ne shtepi nga Tirana ku per tre ore kishin qendruar te shoqeruar ne komisariatin numer nje. Viktima paditi bashkeshortin e saj dhe policia i ka shoqeruar qe te dy.

Pasi i kane marre ne pyetje cifti i cili kishte patur nje konflikt te vjeter eshte lene i lire me justifikimin se jane pajtuar. Vellai i autorit te ngjarjes i ka shoqeruar ata ne banesen e tyre, por me pare kishte paralajmeruar policine per faktin se te dy bashkeshortet kishin nevoje per nje mjek per shkak te gjendjes se renduar psikologjike, por policia i ka lene te lire.

3 ore pasi kane dale nga dera e komisariatit numer nje ne Tirane, ne hyrje te baneses se tyre ne fshatin Aliaj, 52-vjecari Rrok Leklucaj ka hyre ne banese ka marre armen dhe ka ezekutuar ne syte e dy femijeve te mitur dhe te te vellait bashkeshorten e tij Margariten.

Vellai i autorit ka lajmeruar policine e cila gjeti ne banese autorin e ngjarjes se rende. Cifti jetonte prej disa kohesh ne qytezen e Tuzit ne Mal te Zi ku merreshin me tregti. 52- vjecari kishte marre dy femijet e mitur 6 dhe 3 vjec dhe kishte udhetuar ne drejtim te Tiranes, pas tij udhetoi edhe bashkeshortja e cila beri edhe nje padi ne komisariatin numer nje. Pas padise dhe shoqerimit ne polici ndodhi edhe krimi i pergjakshem ne kete familje.

Top Channel