Durrës, dështon shembja e pallatit

09/07/2010 14:45

Tenderi për prishjen e kateve pa leje të pallatit shumëkatësh që krijoi përplasje mes pushtetit qendror dhe atij vendor në Durrës ka dështuar, në kohën kur pritej të nisnin punimet.

Pas realizimit te tenderit me 23 qershor ne bashkine e Durresit, shoqeria fituese u terhoq duke deklaruar zyrtarisht veshtiresi ne kryerjen e prishjes me vleren e ofertes se dhene prej vete asaj.

Ne bashkine e Durresit thone se terheqja e firmes duhet te jete pasoje e presioneve, ndersa fituesja e tenderit qe paraqiti vleren e 8.025 milion lekeve te reja per prishjen e kateve paleje te godines 22 kateshe e argumentoi terheqjen me pamundesine per te realizuar objektin e prokuruar ne kete vlere. Fondi limit i bashkise ne kete tender ishte 10 milion e 992 mije leke me nje afat 4 mujor punimesh, nderkohe qe tashme duhet me shume se nje muaj per te proceduar me veprimet e metejshme qe do te ccojne ne hapjen e nje tenderi te ri, ndersa firma e terhequr do te kete penalizimin e saj financiar.

Dhjetorin e kaluar Keshilli Bashkiak miratoi me dyer te mbyllura fondin 13,2 milion leke per prishjen e kateve te siperme, prishje qe perpos rezistences se pronarit te objektit ndesh dhe ne veshtiresine e te punuarit ne lartesi te medha dhe ne nje objekt te banueshem ne katet e meposhtme. Prania e nje pike karburanti ne pjesen e poshtme te pallatit, si dhe fakti qe pallati ndodhet ne nje nga daljet e portit detar te Durresit dhe ne nje kryqezim rrugesh e bejne objektin edhe me te veshtire.
 

Top Channel