Ksamil, i vidhet biçikleta turistit të huaj

08/07/2010 09:45

Një turist i huaj, që ka dashur t’i japë më tepër variacion pushimeve, duke udhëtuar me biçikletë, është bërë objekt i një grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur dje paradite në Ksamil, pak minuta pasi turisti kishte mbërritur në qytezën, ku ka provuar të shkojë duke udhëtuar me një biçikletë të marrë me qira.

Turisti, që nuk ka dashur të identifikohet, nuk është shqetësuar, pasi e ka marrë me humor atë që ndodhi me biçikletën me të cilën udhëtoi drejt Ksamilit.

Disa banorë të Ksamilit i ka shqetësuar rrëmbimi i ndodhur dhe kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Kanë mjaftuar vetëm dy-tri orë, që biçikleta e grabitur të gjendej në një banesë jo shumë larg lokalit ku ishte ulur për t’u çlodhur turisti.

Burimet policore thanë se autor i kësaj ngjarjeje ka qenë 19-vjeçari Ervin Bakaj, banor i Ksamilit.

Në komisariatin e Sarandës thanë se Ervin Bakaj është person i skeduar me precedentin e vjedhjes, vepër që e ka kryer edhe më parë. Ndaj tij u mor masa e ndalimit.

Top Channel