Swoboda: Shqipëria të tejkalojë krizën

07/07/2010 18:10

Europarlamentari Hanes Swoboda i ka bërë thirrje klasës politike në Shqipëri që të tejkalojë sa më shpejt ngërcin politik që ka përfshirë vendin.

“Një komision hetimor duhet të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen për të hetuar zgjedhjet. Shpresoj që zgjedhjet e tjera të mos kontestohen nga opozita”, ka pohuar Swoboda.

Ai ka folur edhe për Kosovën, duke theksuar se vendimi i GJND-së duhet të nxisë dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Të mbështetet dialogu mes Serbisë dhe Kosovës. Vendimi i GJND-së nuk do të kthejë pavarësinë, por ai duhet të nxisë dialogun”, ka shtuar Swoboda.

Top Channel