Rama: Ndëshkim zaptuesve të hapësirave publike

07/07/2010 16:40

Kryetari i bashkise Edi Rama u ka kërkuar strukturave të kontrollit të territorit, Policisë Bashkiake, Inspektoriatit të Ndertimit, të mos tolerojnë askënd që kërkon të përfitojë duke zënë hapësirat publike apo duke krijuar shqetësim për qytetarët.

Ne fokusin e tyre pervec lokaleve te nates duket se do te jene edhe ato te cilat kane zene trotuaret.

“Duhen ruajtur hapësirat publike nga ndërtimet dhe zhvillimet e ndryshme qe kane si qellim kthimin e ketyre ambienteve  në zona përfitimi”, u shpreh Rama.

Kreu i Bashkisë ka kerkuar qe aksionet e tyre per te garantuar hapesirat per qytetaret te jene te vazhdueshme dhe puna te intensifikohet edhe më, gjate sezonit veror.Por nga ana tjeter ai u kerkon ketyre strukturave qe veprojne ne terren te respektojne miresjelljen ne cdo rast .

“Përmes ketij kontrolli periodik te reflektohet respekti i Bashkisë së Tiranës ndaj cdo sipërmarrjeje private në këtë qytet duke e garantuar maksimumin etik ne raport me cdo subjekt”, tha Rama.

Rama ka terhequr vemendjen per ruajtjen e hapesirave brenda blloqeve te banimit, per vazhdimin e disiplinimit per derdhjen e mbetjeve urbane, disiplinimin e parkimeve te automjeteve dhe gjithcka tjeter qe ul cilesine e jetes ne kryeqytet. 

Top Channel