PS: Diktat mbi drejtësinë

07/07/2010 15:15

Grupi parlamentar socialist pas një mbledhjeje ka dalë me një deklaratë, duke e cilësuar rrëzimin e Sokol Çomos si cenim te pavaresise dhe dinjitetit te gjyqtareve te larte, tentative per intimidim te tyre dhe shenje te diktatit partiak mbi pushtetet e pavarura.

“Ky proces që do të përfundojë me votimin e hapur nominal në seancë plenare, jo vetëm që cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor por njëkohësisht përbën goditjen e radhës ndaj institucioneve që luajnë një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht ndaj zyrtarëve të lartë me imunitet.Diktimi partiak i kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë ka për qëllim mbylljen e hesapeve që përfaqësuesit e Sali Berishës dhe kësaj qeverie kanë me drejtësinë për shkak të akuzave publike për korrupsion, duke kalçifikuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë me imunitet qeveritar e parlamentar”, tha deputeti Sajmir Tahiri.

Top Channel