PE, debat për Shqipërinë

07/07/2010 10:00

Në Parlamentin Evropian zhvillohet një debat midis deputetëve dhe përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton për Shqipërinë. Pritet që të votohet edhe një rezolutë.

Nikolaos Chountis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane, ka marrë pjesë në përgatitjen e projektrezolutës për Shqipërinë. Për Deutsche ëelle-n ai thotë: “Rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian. Mendimi im është se ne duhet të ndihmojmë shqiptarët të vazhdojnë të hedhin hapat e duhur në drejtim të demokracisë për t`iu afruar sa më shumë Bashkimit Evropian”.

Më tej zyrtari i lartë thekson se “PE është  dakord me liberalizimin e vizave, i cili duhet të bëhet sa më shpejt të jetë i mundur. Mesa pashë gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, vendi dhe shoqëria kanë shumë probleme dhe forcat politike veçanërisht qeveria dhe grupi më i madh opozitar duhet të përpiqen më shumë për të gjetur zgjidhjen e krizës politike aktuale.”

Top Channel