Nazisti i dyshuar për krime lufte vdes para gjyqit

07/07/2010 04:15

Adolf Storms, një ish-anëtar i forcave SS dhe i dyshuar për krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore vdiq në moshën 90 vjeçare pa mundur të dalë para drejtësisë gjermane.

Sipas autoriteteve gjermane Storms ishte në listën e shumë të kërkuarëve. Ai akuzohej për vrasjen e të paktën 57 hebrenjve në Austri në muajt e fundit të luftës.

Hetuesit gjermanë po hetonin akuzat e ngritura kundrejt tij dhe po përgatisnin gjyqin ndaj tij.

Top Channel