I gjenden në hotel 5 kg marijuanë, prangoset një 28-vjeçar nga qyteti i Libohovës.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Gjirokastër bëjnë të ditur se Roland Tosuni është ndaluar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e hotelit ku qëndronte, në lagjen “18 Shtatori”, i është gjetur një çantë, brenda së cilës ishin 5 pako me marijuanë.
Ndërkohë policia ka bërë edhe shoqërimin e pronarit të hotelit, si dhe të shtetasit tjetër që në momentin e kontrollit ishte klient në hotel.
Nga këqyrja që ekspertët i bënë çantës së shpinës, rezultoi se brenda saj ndodheshin 5 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban dhe secila prej tyre peshonte 1 kilogram.
Ndërkaq, policia pohon se Roland Tosuni një ditë më parë ka grabitur një person nga qyteti i Fierit.
Top Channel