Francë, parlamenti nis debatin për burkan

07/07/2010 03:25

Parlamenti francez nisi ditën e martë debatin mbi masën ligjore e cila do të ndalë veshjen islamike burka, e cila mbulon edhe fytyrën e një gruaje.

Megjithë nisjen e debatit dhe shqyrtimit të normës së re, parlamenti nuk pritet ta miratojë ligjin brenda kësaj jave. Sipas parashikimeve votimi pritet të mbahet javën e ardhshme dhe nëse merr miratimin e asamblesë do të kalojë për pëlqim edhe tek Senati i Republikës.

Masa u aprovua prej Këshillit të Ministrave në Francë në muajin maj ku përcaktohet se “veshjet të cilat mbulojnë edhe fytyrën nuk tolerohen në ambiente publike. Pas miratimit qeveria franceze e dërgoi normën e re për miratim në parlament.

Top Channel