Eurodeputeti Nikolaos Chountis, në seancën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, është shprehur në favor të anëtarësimit të vendit tonë në BE.
Gjatë fjalës së tij Chountis ka deklaruar se integrimi i Shqipërisë do të ishte pozitiv për stabilitetin e gjithë rajonit.
“Unë mendoj se anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera në BE do të ndikojë pozitivisht për stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka pohuar Chountis, duke shtuar gjithësesi se vendet e rajonit duhet të plotësojnë kushtet.
“Natyrisht, këto vende duhet të plotësojnë kriteret e vendosura nga BE. Shqipëria duhet të japë siguri se mund t’i kalojë problemet që ka”, ka theksuar Chountis.
Ai ka shtuar se vendi ynë nuk duhet ta presë zgjidhjen e krizës politike nga faktorët e jashtëm.
Top Channel