Eurodeputeti Victor Bostinaru i ka dërguar një apel të ashpër kryeministrit shqiptar Sali Berisha, duke e paralajmëruar se integrimi i Shqipërisë është në rrezik.
“Zoti Berisha, në vend që të përmendni emrin tim në Parlament, ju duhet të keni parasysh se procesi i integrimit është në rrezik. Mund të ketë progres për heqjen e vizave, por kjo nuk mjafton”, ka pohuar Bostinaru.
Ai ka shtuar se kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë është një pengesë konkretë për procesin integrues.
Gjatë seancës së Parlamentit Evropian pati edhe eurodeputetë të tjerë që kundërshtuan integrimin dhe heqjen e vizave për Shqipërinë për shkak të krizës politike, nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për shkak të anëtarësimit të vendit në Konferencën e Vendeve Islamike.
Top Channel