Dhurojnë gjak punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë

05/07/2010 14:45

Punonjesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhuruar gjak, për të plotësuar nevojat e shumta në këtë sezon veror.

Me sa duket, ka nisur të zbatohet grafiku që ministri i Shëndetësise Petrit Vasili publikoi pak ditë më parë, sipas të cilit të gjitha strukturat dhe institucionet shëndetësore në vend, në ditë të ndryshme, do të dhurojnë gjak për të përballuar nevojat e theksuara me gjak.

Megjithëse ka një sensibilizim të qytetarëve për të ndihmuar personat në nevojë dhe është grumbulluar një sasi e konsiderueshme gjaku, kjo periudhe konsiderohet shume problematike pasi ka rritje te traumave,plagosjeve dhe te numrit te aksidenteve per shkak te emigranteve.

Top Channel