Tirana zyrtare dënon sulmin në Mitrovicë

03/07/2010 18:15

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar përmes një njofitimi për shtyp shpërthimin e djeshëm në Mitrovicë, duke e konsideruar atë një akt të rëndë që dëmton interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në njoftim thuhet se, Ministria e Punëve të Jashtme mbështet reagimin e menjëhershëm të autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës ndaj këtij akti, angazhimin e organeve kompetente për zbardhjen e ngjarjes, si dhe thirrjen drejtuar  qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim.

Ministria e Jashtme rikonfirmon mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për të garantuar funksionimin e institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, në të gjithë territorin e saj.

Top Channel