Korcë, aksident rrugor, një i plagosur

03/07/2010 13:15

Aksident në rrugën Korcë-Pogradec me pasojë plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur kur një motor është përplasur nga një kamion, i cili i ka prerë rrugën. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Avdullah Zeqiri.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e shoferit të kamionit Ramadan Avrashi.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Bulgarecit, ndërkohë qarkullimi në këtë rrugë vijon normalisht.

Top Channel