Tiranë, kopsht i ri në periferi

02/07/2010 16:30

Mbi 80 femijë banorë të zonës pranë Bregut të Lumit në Tirane do të kene mundesi të kalojnë pjesën më të madhe të ditës në godinë të re.

Kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama, eshte shprehur se keta femije tani kane mundesi te qendrojne ne nje godine me standarde bashkekohore, ku do t’i ofrohet ushqim, por edhe edukim cilesor.

Bashkia e Tiranes po punon per ndertimin e 2 kopshteve te reja ne periferi te Tiranes dhe eshte ne perfundim te rehabilitimit te 11 cerdheve dhe kopshteve ne Tirane.Kreu i bashkise tha se cerdhet do te qendrojne te hapura edhe gjate stines se veres per femijet.

Top Channel