Montobio: Shqipëria ta kalojë situatën e vështirë

02/07/2010 10:00

Ambasadori spanjoll ne vendin tone, Manuel Montobio deklaron se Shqipëria vazhdon të jetë në një moment të vështirë dhe uron që kjo situatë të kalojë, pasi kjo gjendje do të ketë ndikim në rrugën drejt integrimit Evropian.

“Kemi tentuar që të kontribuojmë me gjithcka për avancimin e kësaj periudhe. Ne jemi optimistë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe shprehim angazhim që administrata shqiptare të përshtatet me standardet e BE-së”, u shpreh Montobio.

Deklarata e ambasadorit u dha në një prononcim për mediat, pas një takimi me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta.

Shefi i diplomacisë shqiptare falenderoi Spanjën për mbështetjen dhe për sjelljen në vëmendje të rëndësisë për integrimin e Ballkanit në BE.

Top Channel