Bode: Ok, amnistise totale

02/07/2010 12:00

Qytetaret shqiptare do të detyrohen të bëjnë deklaratën e të ardhurave të tyre personale. (UPDATE)

Ministri i Financave Ridvan Bode i ftuar ne emisionin “Top Story” tha se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

“Pas një jave do të shkojë në parlament ligji për deklarimin e të ardhurave të vetë qytetarëve”, u shpreh Bode.

Zoti Bode u shpreh per here te pare, ne menyre te qarte edhe për qëndrimin  e qeverise ndaj amnistise fiskale të kërkuar me ngulm gjate ketij nga biznesi.

“Vendi ka nevojë për aministi të plotë, të dalim nga periudha e gjatë e tranzicionit. Kushtet e debatit të pafund politik na kanë lënë pa mundësi diskutimi edhe me opozitën”, u shpreh Bode.

Edhe pse ketë viti buxheti i shteti peson nje ulje te forte te shpenzimeve per investime nderkohë që biznesi ka shfaqur shqetësime per mungesë   likuiditeti, ministri Bode shpreson se rritja ekonomike e Shqiperise do te jete e larte.

“Nga vlerësimet tona mendojmë se do të ketë një rritje 4-4.5 përqind”, theksoi Bode.

Zoti Bode foli ne “Top Story” edhe per mënyrën se si do te rriten pagat e buxhetoreve, nje vendim qe pritet te merret nga qeveria gjate javes se ardhshme e nderkohë konfirmoi qëndrimin per uljen e deficitit buxhetor ne nivele te ulta historike.

Top Channel