INSTAT: Eksportet rriten 114%

01/07/2010 08:55

Tregtia me jashtë ka hyrë në një fazë zhvillimi pozitiv për vendin, sidomos në pjesën e parë të vitit, ku vihen re shenja të zbutjes së deficitit.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se në muajin maj, deficiti tregtar ishte 23,8 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 7.6 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 19.2 përqindësh krahasuar me majin 2009.

Ndikim në uljen e deficitit kanë dhënë sektori i energjisë elektrike dhe mineralet, të cilat i kanë rritur eksportet në nivele të konsiderueshme.

Të dhënat flasin se eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit me 163 për qind, krahasuar me muajin prill 2010.

Sipas KESH-it, eksporti i energjisë ka kapur majat e rekordit, në rreth 75 milionë euro në 6 muaj aktivitet, kurse mineralet janë duke përfituar nga rritja e çmimeve në tregjet e huaja.

Top Channel