Topalli vizitë në Azerbaxhan

30/06/2010 14:30

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Azerbaxhan me ftese të kreut të parlamentit Oktay Asadov.

Ndërkohë që ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e këtij vendi Ilham Aliyev. Presidenti Aliyev, duke i uruar mirëseardhjen, u shpreh se konsideronte vizitën e zonjës Topalli në Baku, e para e një personaliteti të lartë nga Shqipëria, si hap konkret dhe shprehje të rëndësishme të vullnetit politik të të dyja vendeve për të vendosur lidhje miqësie e raporte konkrete bashkëpunimi ekonomik me interes reciprok.

Kryetarja e Kuvendit e shftytëzoi këtë takim për të diskutuar për cështjen e Kosovës. Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin e rajon. Vendet që kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës janë 69. Së shpejti pasi gjykata ndërkombëtare të shprehet, pritet që numri i tyre  të rritet sikurse janë angazhuar, tha zonja Topalli.

Me heret ne nje takim me kryeministrin e ketij vendi dhe anetaret e kabinetit qeveritar eshte diskutuar per bashkepunimin ekonomik vecanerisht ne fushen e energjise. Në këtë kontekst Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë për njohjen e Shqipërisë si vend tranzit të kalimit të linjave të gazit dhe naftës dhe kërkoi angazhimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Azerbaixhanit, çka u prit shumë pozitivisht.

Top Channel