Hyn në kabinën elektrike, plagoset i riu

30/06/2010 18:50

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në kryeqytet, si pasojë e një shpërthimi në një kabinë elektrike.

Sipas informacioneve të fundit, personi i plagosur është shtetasi Fatos Rexha, i cili hyri në kabinë për të rregulluar një defekt.

Burime policore bëjnë të ditur se 29 vjecari i plagosur është pronar i një qendre interneti dhe ndërhyri për të risjellë energjinë.

Burimet shtojnë më tej se ai është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel