Banorët: 18-vjecari nuk e përdhunoi minorenen

30/06/2010 12:05

Mbas arrestimit të 18-vjecarit Flamur Hoxha nga fshati Ardenicë për akuzën e përdhunimit të 9- vjecares banoret e Kolonjës kanë dale në protestë.

Ata akuzojne policine se e kane marre te riun pa te drejte dhe se garantojne se ai eshte i pafajshem. Ata jane mbledhur perpara komunes Kolonje ku me pankarta ne duar kerkojne drejtesi per kete ngjarje.

Kryetari i komunes Jakup Beqiri eshte perpjekur te qetesoje protestuesit.

18-vjecari ndodhet ne dhomet e paraburgimit Lushnje me akuzen e perdhunimit. Per kete ngjarje policia arrestoi edhe nje 42-vjecar per te cilin ngriti akuzen e perdhunimit por me pas e la te lire sit e pafajshem. 9-vjecarja e perdhunuar ndodhet ende nen trajtim mjekesor ne Tirane.

Top Channel