Tiranë, bashkia festë për të rinjtë maturantë

29/06/2010 13:45

Bashkia e Tiranes u ka kushtuar një festë të rinjve maturantë të gjimnazeve të Tiranës të cilët kanë ndihmuar në rrjetin rinor të kryeqytetit,në jetë sociale të tij dhe që tashmë përfunduan shkollën e mesme e disa prej tyre do të largohen për të studiuar në universitete jashtë Shqipërise.

Kryetari i bashkisë Rama pasi i ka falenderuar për kontributin e dhene u ka kerkuar te rinjve qe pasi te perfundojne studimet jashte te dine e t’i shfrytezojne njohurite qe do te marrin ne atdheun e tyre.

Gjate ketij takimi u prezantua dhe numri i trete i revistët “TEN”, e cila sherben si një urë komunikimi dhe një mundësi për nxitjen dhe promovimin e të rinjve. Bashkia e Tiranes u ka mundësuar të rinjve të kryeqytetit të gjitha hapësirat e nevojshme për të vene ne jete projektet dhe idete e tyre.

Top Channel