Spiunët, Rusia: Lajme kontradiktore

29/06/2010 10:00

Moska zyrtare ka reaguar ndaj lajmit për arrestimin e 10 agjentëve sekretë në Shtetet e Bashkuara, të cilët spiunonin në favor të Rusisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse ka deklaruar se informacionet e publikuara në mediat amerikane kanë qenë kontradiktore.

“Ne po studiojmë informacionet dhe mes tyre ka shumë kontradikta”, ka deklaruar Igor Lyakin Frolov për agjencinë e lajmeve “AFP”, duke zgjedhur të mos bëjë komente të mëtejshme.

Nëntë nga 10 spiunët e arrestuar do të përballen me akuzën e komplotimit, me qëllim pastrimin e parave, që mund t’u kushtojë 10 vjet burg.

Ndërkohë, autoritetet amerikane po vazhdojnë kërkimet për një person të 11-të, i cili spiunonte gjithashtu në shërbim të Moskës.

agjentët do të dalin gjithashtu para drejtësisë amerikane, në tre shtete të ndryshme të SHBA, ku pritet të akuzohen për komplotim.

Top Channel