Shkodër, aksidentohen për vdekje dy fëmijë

29/06/2010 13:25

Një mjet bujqësor është aksidentuar duke shkaktuar vdekjen e dy fëmijëve motër e vëlla në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sheldi, kur fëmijët Denis dhe Kledisa Trushi 8 dhe 10 vjec kishin hipur në zetor me gjyshin e tyre, 62-vjecarin Kel Trushi.

Ende nuk është bërë e qartë momenti i aksidentit, por fëmijët kanë humbur jetën menjëherë nga plagët e marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për këtë rast.

Top Channel