Rruga për në Antigone, jashtë standardeve

29/06/2010 14:20

Komuna Antigone ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Gjirokastrës. Rruga që të con atje sipas banorëve të komunës ka përfunduar shtatorin e kaluar, ndërsa në një pjesë të mirë të saj tani rezulton e shkatërruar plotësisht.

Cdo ditë nga komuna për në qytet rrgëtojnë mbi 150 mjete të vogla private dhe 4  mjete transporti publik. Drejtuesit e mjeteve thonë se rruga po përkeqësohet cdo ditë.

Kryetari i komunës Antigone thotë se ky aks ende nuk ka përfunduar.

Rruga e cila pritej të kishte parametra mjaft të lartë edhe për faktin se të con drejt një Parku Kombëtar me vlera turistike, nuk plotëson as kushtet minimale të rrugëve dytësore.

Top Channel