Ndryshon struktura e shkollës

29/06/2010 14:30

Ministria e Arsimit ndryshon strukturën mësimore për sistemin parauniveristar për vitin 2010-2011 duke ndryshuar afatin e fillimit të procesit mësimor si dhe duke shtuar periudhat e pushimeve për nxënësit.

Shkolla per te gjithe nxënësit e arsimit parauniveristar kete vit ndryshe nga vitet e meparshme nis me 6 shtator.

“Për shkollat 9-vjecare semestri i parë nis më 6 shtator dhe përfundon më 28 janar, i dyti nis më 31 janar dhe përfundon më 10 qershor. Gjatë këtij viti shkollor do të ketë tri periudha pushimesh: 27 tetor-31 tetor 2010, 24 dhjetor 2010-5 janar 2011 dhe 28 mars-3 prill 2011”, sqaroi zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit.

Viti shkollor për sistemin 9-vjecar përfundon në 10 qershor 2011, ndërkohë që klasat e nënta do t’i zhvillojne provimet e lirimit gjate 15 diteshit te dyte te qershorit.Ndersa shkollat e mesme e perfundojne procesin mesimor ne 17 qershor ndersa maturantet e mbyllin ate me 24 maj per ti dhene kohe per provimet e lirimit.

Sipas zëdhënëses ndryshimet jane bere duke iu referuar modelit francez dhe pushimet do te sherbejne qe nxenesit te shlodhen ndersa mesuesit do ta shfrytezojne kete periudhe per kualifikimin e vazhduar.

Top Channel