Lushnje, pranga dhunuesit të 9- vjecares

29/06/2010 09:15

Policia e qytetit të Lushnjes ka arrestuar mëngjesin e sotëm autorin e vërtetë të dhunimit të vajzës 9 vjecare nga Kolonja.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar 19 vjecari Fatbardh Hoxha, nga Ardenica.

Burimet saktësojnë se ditën e djeshme uniformat blu arrestuan një të dyshuar, një endacak 42 vjecar, ndërsa sot prangosi autorin e vërtetë të aktit të rëndë.

Policia e Lushnjes u vu në lëvizje pas denoncimit të gjyshërve të 9 vjecares, e cila pas ngjarjes është dërguar në Tiranë për trajtim mjekësor.

Top Channel