PS: Të bëhet transparenca

28/06/2010 15:00

Partia Socialiste bëri përgjegjëse sërish qeverinë për krizen e rëndë politike qe sipas deputetit Namik Dokle nuk mund të zgjidhet pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Qëndrimi i mbrapshtë ndaj votës së lirë; shurdhëria destabilizuese e qeverisë për të mos i hapur rrugë zgjidhjes së krizës; deklaratat qesharake të mohimit të realiteteve dhe problemeve që përjetojnë shqiptarët, po e çojnë: Demokracinë në kthetrat e autoritarizmit ekonominë në falimentim, institucionet e së drejtës nën litarin e qeverisë,  Parlamentin në ngërç permanent”, u shpreh Dokle.

Zoti Dokle theksoi se Europa ku perfshihen te gjitha institucionet me të rëndësishme te saj kerkon hetim te vertete te procesit zgjedhor te vitit te shkuar, nje qendrim i mbeshtetur sipas tij nga te gjitha dokumentat me te rendesishme te miratuara nga nderkombetaret.

“I bëjmë thirrje qeverisë të heq dorë nga kokëfortësia dhe imponimi ndaj një populli të lirë e të gatshëm të sakrifikojë për lirinë!I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit të saj të heqë dorë nga mashtrimi dhe të pranojë transparencën, të heq dorë nga diktati dhe të pranojë dialogun, të heq dorë nga shpërdorimi i pushtetit dhe të respektojë shtetin e së drejtës”, tha Dokle.

Top Channel