Lushnje, arrestohet përdhunuesi

28/06/2010 19:35

Prangoset nga policia e Lushnjes personi që dyshohet si autori i mundshëm i përdhunimit të vajzës 9 vjecare nga fshati Kolonjë.

42 vjecari Flamur Koco, nga fshati Babunjë, është arrestuar nga uniformat blu pasditen e së hënës, pas veprimeve paraprake hetimore të kryera prej tyre që nga momenti i marrjes së denoncimit nga gjyshërit e së miturës.

Sipas policisë, 42 vjecari është endacak i zonës dhe është arrestuar në bazë të përshkrimit që ka bërë vajza e vogël rreth përdhunuesit te saj.

“Strukturat e komisariatit të policisë së Lushnjes, të angazhuara për zbardhjen e ngjarjes, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes. Ndërkohë, vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të cështjes”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë së Lushnjes.

Gjithësesi, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike që po kalon e mitura pas ngjarjes së rëndë, ka ende dyshime nëse 42 vjecari Flamur Koco është personi që e mashtroi e më pas e dhunoi.

Në bazë të denoncimit të gjyshërve të saj që banojnë në Kolonjë, vajza 9 vjecare kishte dalë për të shkuar në një dyqan aty pranë, kur është mashtruar nga një person rreth 40 vjec.

Ky i fundit e ka marrë vajzën në kodrat pranë fshatit ku e kishte përdhunuar. Më pas vajza është gjetur nga një banore e zonës që e ka sjellë në shtëpinë e gjyshërve. Ata kanë vërejtur shenjat e dhunës në trup dhe kanë njoftuar policinë, e cila nisi hetimet.

Prindërit e saj jetojnë në Greqi si emigrantë dhe familja e saj është e varfër. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, vajza e mitur u dërgua për ekzaminim në maternitetin e Tiranës dhe për kurim për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përdhunimi.

Top Channel