Durrës, aksidentohet për vdekje i riu

28/06/2010 11:50

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Një këmbësor u aksidentua për vdekje nga njëri prej autobusëve urban të linjës së plazhit.

Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi te sheshi “Pranvera”, kur autobusi i linjes Plepa-Durres po futej ne stacion. I riu Julian Shiti po kalonte ne shesh kur eshte perplasur nga autobusi me targa DR 8485 D.

Menjehere eshte derguar ne spitalin rajonal te Durresit ku dhe ka humbur jeten si rezultat i demtimeve ne organet e brendshme. Sherbimet e policise rrugore qe kane mberritur ne vendin e ngjarjes kane bere ndalimin e drejtuesit te autobusit, nderkohe qe po hetohet per rrethanat e aksidentit vdekjeprures qe tronditi shume prej pasagjereve dhe qytetareve te pranishem ne ate moment.

Top Channel