Shtrohet sheshi “Nënë Tereza”

26/06/2010 14:25

Bashkia e Tiranës ka nisur asfaltimin e sheshit “Nënë Tereza” në një sipërfaqe prej 12 mijë metër katrorë.

Në vite qarkullimi i automjeteve ishte bere i veshtire per shkak te demtimit qe kishin pesuar pllakat me te cilat ishte shtruar sheshi. Sipas bashkise se kryeqytetit asfaltimi do te jete i perkohshem deri ne miratimin e nje projekti per rikonstruksionin e plote te tij.

“Do të ketë një konkurs për sheshin “Nënë Tereza”. Me rehabilitimin e rrugëve të parkut të Liqenit dhe me domosdoshmërinë që të lehtësohet lëvizja në aksin që lidh hyrjen në park me pjesën tjetër pas sheshit, dhe për të bërë të mundur që ky shesh të jetë i kalueshëm ne po bëjmë këtë ndërhyrje. Kemi kënaqësinë t’u themi qytetarëve se kërkesa e tyre po plotësohet”, u shpreh Rama.

Projekti per rikualifikimin urban te sheshit ‘Nene Tereza’ do te realizohet ne bashkepunim me qeverine italiane.

Top Channel