Pastrohet rruga e re Milot-Rrëshen

26/06/2010 21:10

Inspektoriati Ndërtimor ka shkatërruar dhjetra ndërtime në anë të rrugës së re Milot-Rrëshen.

Aksioni i kryesuar nga vetë Gjergj Bojaxhi është përqendruar gjatë gjithë segmentit për t’u mbyllur pranë tunelit të Kalimashit, ku u hoqën kioskat aty pranë.

Bojaxhi tha se nuk do të lejohet asnjë ndërtim që cënon infrastrukturën rrugore, duke paralamjëruar ndërhyrje edhe në segmente të ndryshme të Shqipërisë.

“Ne, gjatë periudhës korrik-gusht do vazhdojmë pastrimin e rrugëve nga ndërtimet pa leje dhe nuk do të tolerojmë asgjë. Aktualisht po pastrojmë segmentin Rrëshen-Kalimash dhe më pas do vazhdojmë me rrugët e tjera. Gjithashtu, do ketë pastrime edhe në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës”, ka deklaruar Bojaxhi.

Por në ditët në vijim fadromat e ndërtimores do të zbresin edhe në plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës, që sipas Bojaxhiut do të ketë shëmbje të disa ndërtimeve të cilat sipas tij kanë një kohë lajmërimi prej 15 ditësh.

Top Channel