Përurohet aeroporti i Kukësit

26/06/2010 15:45

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit në veri të vendit kanë përfunduar. Ai do të mbajë emrin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Bin Sultan Al-Nahyan.

Në ceremoninë e hapjes kane marrë pjese ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm i Emirateve te Bashkuara i cli ka qene i shoqeruar nga nje delegacion i zgjeruar.

Aeroporti i Kukësit u projektua gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999. Ndertimi i tij nisi ne vitin 2003. Projekti i këtij aeroporti kapi vlerën e 14.2 milionë dollarëve dhe është financuar falas nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas projektit, aeroporti i Kukësit ështëi kategorisë C, me gjatësi të pistës 1900 metër dhe gjerësi 70 metër. Aeroporti përbëhet nga terminali i pasagjerëve, kulla e drejtimit, pistë ulje e ngritje, Aeroporti i Kukësit ndodhet në jug të këtij qyteti, në vendin e quajtur Fusha e Meteorit në Shtiqën, pranë fshatit me të njëjtin emër, rreth 3 kilometër larg nga Kukësi.

Top Channel