Rezoluta e PE-se, Rama: Situata, alarmante

25/06/2010 13:35

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se projektrezoluta që është në proces në Parlamentin Evropian, e ka paraqitur situatën në Shqipëri si alarmante.

“Pikat e një projektrezolutë që është në proces drejt seancës parlamentare të Parlamentit Evropian dhe që përbën një pasqyrë dramatike për situatën në Shqipëri, të përshkruar me gjuhën e politikës evropiane, janë alarmante”, u shpreh Rama, duke theksuar se në projekt kërkohet zgjidhje e krizës politike në Shqipëri duke negociuar.

Rama bëri një ekspoze të pikave krititike që përmban projektrezoluta duke theksuar se transparenca e zgjedhjeve mbetet në qendër të saj.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama shprehu edhe shqetësimin për ndryshimin e rregullores së kuvendit, ku sipas tij iu hoq e drejta e votës së fshehtë deputetëve.

“Në Evropën ku ne duam të integrohemi, vota për zgjedhje personash është e fshehtë në parlament dhe është e drejtë e cdo deputeti fshehtësia e saj në shenjë të pëlqimit ose jo, kur votohet për emra të përvecëm”, u shpreh Rama.

Top Channel