Rama: Shqipëria, në krizë të thellë

25/06/2010 15:45

Duke përshëndetur projektrezoluten e Parlamentit Europian ne piken qe i perket liberalizimit te vizave kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama theksoi se ky është i vetmi moment per te cilin shqiptaret shpresojne që të ndodhe brenda vitit 2010 pavarësisht se qeveria aktuale, sipas tij, e ka lënë Shqipërine të fundit në këtë proces. (UPDATE)

Kryesocialisti duke renditur nje liste te gjate deshtimesh te qeverise te  publikuara ne projektrezolte, nuk la pa permendur edhe ndryshimin e rregullores te bere nje dite me pare ne kuvendin e Shqiperise.

“Sharlatanizmat e kësaj natyre, qoftë më trumpeta e festës për një projektezolutë që është një bllok detyrash të rënda për qeverinë, qoftë me borite e transparencës në kushtet kur ky është pushteti i ngritur mbi mungesën e transparencës, janë shenjat e një vendi në krizë të thellë te demokracisë, ekonomisë që rëndon për ditë e më shumë në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh Rama.

Kryetari socialist komentoi edhe deklaratat e kreut te grupit parlamentar te partive te djathta ne Parlamentin Europian Jozef Daul, nje dite me pare ne konferencen me kryeministrin Berisha

“Zoti Daul erdhi në një vizitë të planifikuar dhe bëri atë që do të bënte: Fushatë  për PD-në, për një parti simotër dhe për Berishën, si një partner sivëlla”, u shpreh Rama.
 
Lideri i PS-së theksoi se opozita nuk eshte terhequr nga pozicioni i saj dhe nuk do te toleroje ne kerkesat per transparence te plote

Kryetari i Partise Socialiste vuri ne dukje se gjate javes se ardhshme do te zhvillohet takime dhe dikutime per vendimarrjen e metejshme qofte ne grupin parlamentar qofte me aletatet me shpresen gjthsesi tha zoti Rama qe mazhoranca te kuptoje qe zgjidhja duhet te vije si rezultat i vetedijes per nje interes te madh publik.

Top Channel